Nesër “qameti” IGJEUM jep alarmin, zonat që rrezikojnë përmbytjet

Ditët e nxehta u lënë vendin reshjeve të shiut këtë të martëm, teksa pritet të ketë rrezik për përmbytje në disa qytete të Shqipërisë.

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për përmbytje në disa qytete si Lezha, Shkodra, Durrësi, Tirana, Vlora dhe Fieri.

Ndërkohë, Tirana dhe Fieri pritet të kenë intensitetin më të lartë të reshjeve.

PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Gjatë ditës së nesërme (e martë, dt.29) pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.28) priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës. Nesër (e martë, dt.29) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa mesatare në shumicën e qarqeve të tjera të vendit. Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata në pothuajse të gjitha qarqet  (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 26 °C

në vendet e ulëta: 20 / 28 °C

në vendet malore: 16 / 25 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.28) dhe nesër (e martë, dt.29) era pritet të jetë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet.

ZJARRET NË PYJE            

Sot pasdite (e hënë, dt.28) pritet niveli rrezik ” I LARTË” në qarqet Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera pritet niveli rrezik i “I MODERUAR’’. Nesër (e martë, dt.29) pritet niveli rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet Berat, Fier, Gjirokastër, Korcë dhe Kukës. Në qarqet e tjera “S’KA RREZIK” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

 


Shtuar 28.08.2023 19:48