Aksident në Kashar, plagosen tre persona
Tre automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e të dielës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kasharit, në kryeqytet, ku automjetet janë përplasur njëra pas tjetrës.


Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spital. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve. Aksidenti bllokoi trafikun për pak orë. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2013, ora 18:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori