Aksident në Itali, humb jetën 47-vjeçari shqiptar
Një aksident i rëndë ka ndodhurItali ku ka humbur jetën një 47-vjeçar nga Shqipëria.

Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:00.

Shqiptari Gazmend Dervishi që drejtonte një motor është përplasur me një automjet në autostradën Cuneo Savigliano, pranë komunës Centallo.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe 47-vjeçari">47-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ndihmës së shpejtë. /albeu.com/

Shtuar më 22/06/2017, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori