Aksident në hyrje të Shkodrës, në gjëndje të rëndë një 22 vjeçar
Pëlqej
Një aksident është shënuar në hyrje të Shkodrës, ku për pasojë një 22 vjeçar është në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Bahçallek”, në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Parakalimi i gabuar i një autoveture me targë AA 196 BC, ka sjellë përplasjen e biçikletës në të cilën udhëtonte 22 vjeçari Vladimir Mhilli nga Velipoja, duke e lënë të plagosur rëndë.

Më pas, mjeti i ka prerë rrugën një kamioni. Policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të autoveturës, një 41 vjeçar.

Nga hetimet paraprake të uniformave blu, shkak i aksidentit rezulton parakalimi i gabuar dhe pakujdesia e drejtuesit te mjetit. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori