Aksident në Himarë, makina përplas këmbësorin
Një aksident ka ndodhur në zonën e Himarës, pranë spitalit të vjetër.

Raportohet se një këmbësor është përplasur nga një makinë dhe për shkak të plagëve të marra është dërguar për të marrë trajtim më të specializuar në spitalin e Vlorës.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta ndërkohë që është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit për sqarimin e rrethanave.
Shtuar më 27/08/2020, ora 23:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori