Vrasja makabre e 8-vjeçarit në Fier, Rama del në konferencë për shtyp: Dënim maksimal!

Krimi horror në Fier ka detyruar kryeministrin Rama të dalë në konferencë për shtyp nga aeroporti i Rinasit.

Rama do të flasë nga aeroporti i Rinasit, pasi më pas do të niset për një vizitë zyrtare në Itali.

Për ngjarjen e cila tronditi opinionin publik, Rama ende nuk ka ndarë asnjë koment, ndaj ky i sotmi do të jetë i pari nga ana e tij.

EDI RAMA: Sic të gjithë e keni marrë lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Fier, e gjithë shoqëria është tronditur dhe mbetet e pa ngushëllueshme për prindërit për familjen e të afërmit, humbja e vogëlushit Mateo.

Ajo çka nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbje në mendjen e zemrën e nënës, babait, familjes, por sidoqoftë pritet me padurim, është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjes nga policia gjendert sot prapra hekurave.

Kjo është një nga ato ngjarje që të lë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur” tha Rama.

KRIMI NË FIER:

Krimi horror që tronditi Fierin dhe të gjithë Shqipërinë, ndodhi ditën e djeshme në fshatin Greçalli të Fierit. Klodian Çalamani, 38 vjeçari tashmë i arrestuar, kishte rrëmbyer e më pas vrarë e groposur në oborrin e banesës së tij, fqinjin e tij vetëm 8 vjeç, Mateo Vllasiu.

Arsyeja dyshohet se kishte ndodhur për shkak se i mituri kishte marrë biçikletën e autorit e pastaj e ofendoi. Kjo ishte dëshmia e thënë nga monstra i cili kreu krimin e rëndë. /albeu.com/

 


Shtuar 17.11.2021 08:37