Aksident në Fier, vdesin prindërit, plagoset djali
Arkiv
Një çift të moshuarish kanë gjetur vdekjen ndërsa djali i tyre është plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh ku automjeti me të cilin udhëtonin tre pjesëtarët e familjes Ninaj e cila vinte nga Greqia ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra në greminë.


Për pasojë kanë gjetur vdekjen çifti i të moshuarve Ramadan dhe Anise Ninaj ndërsa është plagosur djali i tyre 38-vjeçar Vladimir Ninaj.


Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.


Nuk dihen ende shkaqet e aksidentin por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2012, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori