Aksident në Elbasan, dy të plagosur
Arkiv
Një aksident pa pasoja për jetën ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit, ndërsa një makinë ka përplasur një motoçikletë. Ndërkaq, bëhet e ditur se pas këtij aksidenti, dy të plagosurit, burrë e grua ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se shtetasit Hasan dhe Suzana Daka ndërsa po ushëtonin me motoçikletën e tyre janë aksidentuar nga një automjet me targa të Tiranës.

Policia e cila ka mbërritur menjëhere në vendgjarje ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të automjetit i cili është Elmaz Koçi, 25 vjeç. I riu, drejtonte makinën me targa TR 5753 R. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2011, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori