Aksident në Durrës, vdes 15-vjeçari
Një adoleshent 15 vjecar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marrë plagë të rënda, në një aksident në Durrës. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, një makinë me targa Policia 1616 ka dalë nga rruga në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës, duke i marrë jetën një të riu.

16 vjecari me inicialiet R.B ishte në timonin e makinës së të atit, punonjës policie, duke humbur kontrollin e mjetit.

Ai udhëtonte bashkë me dy shokët e tij, njëri prej të cilëve ka humbur jetën, ndërsa tjetri me inicialet F.C ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Shtuar më 26/09/2010, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori