Një
aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Durrës.
Një automjet ka dalë nga rruga në komunën Manëz të Durrësit, e për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi Fatjon
Hoxha.
Mësohet se
Hoxha është dërguar me urgjencë në Spitalin
Ushtarak, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014,
ora 16:55