Aksident në Durrës, makina përplas një kalimtar
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e ditës së sotme në qytetin e Durrësit.

Nga burimet e policisë bëhet me dije se një automjet tip Benz S320 ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në sheshin “Liria” në qendër të Durrësit duke u përplasur më një shatërvan, pranë një lokali.

Gjithashtu mësohet se automjeti ka përplasur edhe një kalimtare, e cila është plagosur lehtë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar edhe disa shtylla në sheshin qendror si dhe disa tavolina e karrige të vendosura aty. Në makinë, në momentin e aksidentit, përveç drejtuesit ndodheshin edhe dy vajza pasagjere. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në komisariat dhe po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori