70-vjeçarja vdes pasi përplaset nga karroca e kalit
Një aksident ka ndodhur sot në Devoll ku ka humbur jetën një 70-vjeçare.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Miras.

Mësohet se shtetasi me inicialet S.S, 41 vjeç, teksa drejtonte një karrocë, ka aksidentuar 70-vjeçaren me inicialet L.K. Kjo e fundit ndërroi jetë në spitalin e Korçës.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.10.2017, jemi njoftuar se në fshatin Miras, shtetasi S.S, 41 vjeç, duke drejtuar një mjet karrocë të tërhequr me kalë, ka aksidentuar shtetasen L.K, rreth 70 vjeçe, banuese në fshatin Miras.

Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Ndaj drejtuesit, po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2017, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori