Von Cramon: Të liberalizohen vizat për Kosovën

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor Viola von Cramon tha se duhet të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës. Nga Sarajeva, ajo tha se duhet t’u jepet diçka edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ne deputetët evropianë themi gjithmonë se në rast se statusi i kandidatit i jepet Moldavisë dhe Ukrainës, duhet t’u japim diçka edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të treguar se jemi të besueshëm dhe se besimi te ne nuk humbet plotësisht”, tha von Cramon.

Von Cramon mbërriti në Sarajevë me një grup eurodeputetësh dhe anëtarësh të Bundestagut. Ajo tha gjithashtu se duhet vijuar me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën./albeu.com


Shtuar 19.06.2022 21:04