Një tjetër
aksident me pasojë vdekjen e një drejtuesi mjeti dhe plagosjen e dy shtetasve të tjerë ka
ndodhur mesditën e sotme në Mallakastër. Sipas policisë aksidenti ka
ndodhur tek vendi i quajtur"Kthesa e Kashit", ku një
automjet tip Benz është përplasur me një
automjet tip
Fiat Dukat.
Menjëherë policia ka shkuar në vendgjarje dhe po kryer ekspertizën ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spitalin e Ballshit për tu dhënë ndihmën mjeksore. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2012,
ora 16:13