Kushtetuesja pritet të japë vendimin, Meta njofton konferencë urgjente

Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar sot një konferencë urgjente për  mediat.

“Sot ne ora 11:00, konference per mediat e Presidentit te Republikes, Ilir Meta”- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese pritet që nga dita në ditë të shpallë vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit.

Në seancën e 7 shkurtit GJK u tërhoq për të marrë vendimin dhe njoftoi se do të publikohet 30 ditë pasi të merret. /albeu.com