Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina copë copë mes rrugës
Dy automjete janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

Nga pamjet që shihni në fotot më poshtë, një makinë e copëtuar nga përplasja duket në mes të rrugës.

Policia tha se si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

Durrës/Informacion paraprak:

Në datë 05.10.2020, rreth orës 22:00, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit, janë përfshirë në aksident rrugor, një mjet me drejtues shtetasin A.K., dhe një mjet me drejtues shtetasin A.V., si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe menaxhimin e trafikut.
Shtuar më 05/10/2020, ora 22:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori