Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, raportohet për 2 të plagosur
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Balldre, ku një automjet tip "Renault" me drejtues shtetasin S.Q., banues në Mal të Zi është përplasur me mjetin tip"Peogeot" me drejtues shtetasin E.V.,banues në Milot.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime shtetasit N.V.,dhe A.V., të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 31/10/2020, ora 21:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori