Aksident në aksin Levan-Tepelenë, një i vdekur dhe një i plagosur
Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur, ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin Levan- Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Poçem, ku si pasojë ka humbur jetë Isa Haliti 25 vjeç dhe mësohet se është plagosur Elton Lamaj 37-vjeç, punonjës i FNSH-së në Fier.

Sipas burimeve paraprake bëhet me dije se makina tip Benz me targa AA 343 IB me të cilin udhëtonin të aksidentuarit është përplasur me trafikndarësin e rrugës, menjëherë pas aksidentit, personi i plagosur është dërguar drejt spitalit nga një automjet i rastit.

Forcat e policisë ndohen në vendgjarje dhe poo punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 08:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori