Aksident në aksin Fier-Lushnje, humb jetën dasmori (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Lushnje. Mësohet se ka humbur jetën Aleksandër Sterjo, i cili ishte duke ardhur nga një dasmë me familjen e tij.

Në mjetin e aksidentuar ndodheshin dhe tre persona të tjerë, të cilët janë fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Vajkan, ku mjeti tip Audi me targa FR2581D ka dale nga rruga.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori