Aksident në Tiranë, nëna dhe fëmija 5 vjeç në gjendje të rëndë (VIDEO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një nënë bashkë me fëmijën në gjendje të rëndë janë transportuar drejt spitalit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Fusha e Aviacionit. Një makinë tip BMË ka përplasur një mjet të vogël.

Në këtë makinë ishte duke udhëtuar një grua, bashkë me fëmijën e saj 5 vjeç.

Siç kanë bërë të ditur dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, gruaja është transportuar me urgjencë në spital dhe gjendja e saj ishte e rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./albeu.com/


Shtuar më 11/02/2017, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori