Sot në Tiranë manifestimi i madh në mbështetje të Ukrainës: Rrugët në të cilat kufizohet qarkullimi

Ditën e sotme, rreth orës 12:00, pritet të mbahet në Tiranë një manifestim i madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, të cilët ndodhen nën agresionin rus.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, njofton se ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

1-Kufizime do të ketë në segmentet e mëposhtme:

Bulevardi “Bajram Curri”, segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ibraim Rugova” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmentin nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmenti nga “Sheshi Skënderbej” deri në Bulevardin “Bajram Curri” (përkohësisht në intervalin kohor përgjatë marshimit).

2-Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të behet, në akset e mëposhtme:

Rruga “Ibrahim Rugova”, Bulevardi “Zan D’Ark”, rruga “Ismail Qemali” dhe rruga “Papa Gjon Pali

3-Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

Linja e unazës do të devijohet në urën e Drejtorisë së Policisë dhe në urën e rrugës së “Elbasanit”, (vetëm për sensin antiorar).

Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi “ëillson” dhe tek “UFO”.

Manifestimi që do mbahet në sheshin “Skënderbej” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë dhe pritet që të marrin pjesë një numër i madh qytetarësh.