Aksident në minierën e Martaneshit, punëtori dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Një aksident i rëndë ka ndodhur në një minierë në Martanesh, ku një pounëtor mësohet të jetë në gjendje të rëndë.

Rreth orës 11.15 në urgjencën e spitalit të Bulqizës, ka ardhur një shtetas i aksidentuar rëndë.

Menjëherë ka shkuar grupi hetimor ku ka rezultuar se i dëmtuari shtetasi A.H, rreth 45 vjeç, banues në Burrel ka qenë duke punuar në galeri të minieres së kromit ku paraprakisht dyshohet të ketë rrëshkitur duke marë kështu dëmtime në kokë.

Si pasojë e plagëve të marra i dëmtuari është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje po heton mbi shkaqet e aksidentit./albeu.com/


Shtuar më 31/01/2017, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori