Furgoni përplas çiklomotorin, vdes 23 vjeçari
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç–Mamurras. Në aksident janë përfshirë një fugon dhe një motor.

Mësohet se mjeti fugon me targë LA 3542 A që drejtohej nga Vasfi Kërtulla , 47 vjeç, banues në Laç, është përplasur me mjetin çiklomotorr që drejtohej nga Zamir Tuga, 23 vjeç, banues në Gjormë – Kurbin i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit fugon Vasfi Kërtulla është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për procedurat e mëtejshme të arrestimit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2016, ora 21:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori