Pep Guardiola: Ten Hag është trajner i klasit të lartë, është kënaqësi të shikosh ekipet e tij

Pep Guardiola ka lavdëruar emërimin e Eric ten Hag si trajner i Manchester United.

Holandezi ishte trajner në akademinë e Bayernit kur Guardiola ishte trajner i klubit gjerman.

“Shikoni punën e tij në Ajax, ju mund të gjykoni aftësinë e tij.

I përgëzoj Erikut dhe i uroj gjithë të mirat. Ky është një trajner i nivelit të lartë.

Është kënaqësi të shikosh skuadrat e tij , Ajax si shembull”, tha trajneri i Manchester City. /albeu.com/


Shtuar 22.04.2022 17:48