Aksident mes furgonit dhe makinës luksoze, bllokohet aksi Korçë-Kapshticë
Një aksident rrugor mes një furgoni dhe një automjeti tip Hondai është shënuar në aksin nacional Korçë-Kapshticë.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të fshatit Dishnicë.

Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar aksi rrugor Korçë-Kapshticë. Policia ndodhet në vendngjarje për të orientuar automjetet e tjera në një rrugë dytësore, si dhe për të zbuluar më tepër rreth shkaqeve të këtij aksidenti.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Shtuar më 29/08/2020, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori