Aksident me vdekje në Berat
Mesditën e sotme një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Berat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë pedonales.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin mjetit tip Benz, Benard Capuni, 25-vjeç.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin e 65-vjeçarit dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Shtuar më 27/09/2018, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori