Aksident me pasojë vdekjen në Laç-Lezhë
Një 14 vjeçare ka ndëruar jetë në një aksident që ka ndodhur sot, në superstradën Laç-Lezhë. Policia bën me dije se në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjormit, Kurbin, janë përplasur mjetet tip kamionçinë Benz me targa AA371AM dhe tip Renault veturë me targa AA512GY.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për në spital tre shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin Renault, ku rrugës ka gjetur vdekjen shtetësja me inicialet A.M., 14 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak jane bere shpejtësia e mjetit Renault dhe lagështira e rrugës nga reshjet, i cili i ka rënë nga mbrapa mjetit kamionçinë Benz.

Grupi hetimor aktualisht po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2015, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori