Aksident me pasojë vdekjen në Bypassin e Fierit: Ndërron jetë 45-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në Bypassin e Fierit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një person është përplasur për vdekje nga një makinë.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 22:05, në segmentin rrugor Vlorë- Lushnje, në bypassin e Fierit, në fshatin Baltëz, E. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar Sh. V., 45 vjeç, banues në Baltëz, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

Si pasojë e përplasjes 45-vjeçari ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 09/08/2020, ora 23:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori