Aksident me pasojë plagosjen e një personi në Vorë
Pëlqej
Një person mbeti i plagosur gjatë ditës së sotme kur një autobus dhe një veturë u përfshinë në një aksident në dalje të kryeqytetit në afërsi të Vorës.

Ngjarja ndodhi fare pranë zonës që lidh rrugën dytësore me superstradën e cila prej kohësh është kthyer në burim aksidentesh. Policia e cila mbërriti në vendngjarje bëri të mundur dërgimin e drejtuesit të mjetit tip benz në spitalin e traumës dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Shtuar më 04/09/2014, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori