Rusia kufizon edhe aksesin në Instagram

Rusia ka konfirmuar se do të kufizojë aksesin në Instagram, raporton BBC.

Kjo vjen pasi kompania mëmë e faqes sociale, Meta, ndryshoi rregullat e saj në disa vende për të lejuar shprehjen e ndjenjave të dhunshme ndaj forcave ruse, por jo ndaj civilëve rusë.

Rregullatori i medias i Rusisë thotë se Instagram po shpërndan materiale duke bërë thirrje për akte të dhunshme që duhet të kryhen kundër qytetarëve rusë.

Nuk është ende e qartë nëse Instagram do të bllokohet plotësisht apo do të kufizohet në ndonjë mënyrë tjetër.

Qasja në Facebook, gjithashtu në pronësi të Metës, dhe Tëitter tashmë është kufizuar./albeu.com


Shtuar 11.03.2022 16:12