Aksident me dy të plagosur në aksin Lezhë- Shëngjin
Një aksident i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ka përfunduar me dy të plagosur, të cilët tashmë ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Një mjet i cili ka dalë nga rruga është përplasur me një mur rrethues anës rrugës, e ku për pasojë të dy personat që ndodheshin në të, kanë marrë plagë të rënda.

Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Sake, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur rrethues anës rrugës automjeti tip Renault Mango, me targa AA 307 FM, i drejtuar nga Elton Cara, 29 vjeç, banues në Barbullojë të Lezhës.

Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që udhëtonte bashkë me të, Eri Buçi, 25 vjeç, me banim në Manati të Lezhës.

Dy të dëmtuarit menjëherë janë transportuar në spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori