Disa oferta në tavolinë, Pjaniç mund të kthehet në Serie A

Miralem Pjaniç mund të rikthehet në Serie A gjatë kësaj merkatoje vere, pasi është një nga futbollistët që nuk është në planet e Xavi-t te Barcelona.

Sipas Todofichajes, Pjaniç ka në tavolinë 4 oferta nga Serie A.

Juventus, Milan, Napoli dhe Fiorentina janë në rresht për të siguruar shërbimet e mesfushorit .

Për momentin më e favorizuar duket skuadra nga Firence pasi aty lojtari do të kishte më shumë hapësira.

Për 32 vjeçarin do ishte një rikthim në Serie A. Ai ka luajtur më parë për ekipe si Roma dhe Juventus./albeu.com