Aksident masiv në Rinas: Përplasen 3 makina, raportohet për 6 të plagosur
Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në Rinas.

Burimet bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë në aksident tre automjete, në rrugën që të çon në Rinas.

Aksidenti ka ndodhur pak çaste më parë në Fushë-Pezë.

Raportohet për gjashtë të plagosur nga përplasja e makinave.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Shtuar më 30/10/2020, ora 19:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori