Aksident Lushnje-Berat, vdes 50 vjeçari
Arkivi
Një 50 vjeçar ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Lushnje-Berat. Sipas policisë Agron Sula nga Karbunara e Lushnjes ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është marrë përpara nga një automjet i cili pasi e ka goditur nuk ka qëndruar.

Si pasojë e kësaj goditjeje ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është vënë re nga shofer të tjerë të cilët kanë njoftuar policinë dhe spitalin. /albeu.com/

Shtuar më 18/04/2012, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori