Aksident i trefishtë, nisen me urgjencë në spital dy vajza
Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku janë përfshirë tre automjete e si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit M.D., dhe pasagjerja në mjetin e saj.

Të lënduarit, janë nisur me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit, janë përfshirë në aksident 3 mjete me drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit M.D., dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 31/08/2020, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori