Aksident i trefishtë në Fier, makina me impiant gazi krijon panik për një shpërthim
Një aksident i trefishtë ka ndodhur pranë shtëpisë së të moshuarve në Fier.

Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën në një aks me flusk të madh lëvizjeje të qytetarëve dhe makinave.

Mësohet se fillimisht janë përplasur me njëra tjetrën dy prej makinave dhe më pas njëra prej tyre ka goditur një tjetër mjet.

Nga përplasja drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën

Për shkak se njëra prej makinave ka qenë me impiant gazi, pranë vendit te ngjarjes kanë shkuar edhe punonjës te zjarrfikses.

Nga ana e policisë kanë nisur hetimet lidhur me aksidentin në fjalë dhe bën me dije se ka të aksidentuar lehtë.

Shtuar më 25/10/2020, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori