Aksident i rëndë në Sarandë, humb jetën i moshuari
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Qesarat, në Sarandë. Sipas burimeve të policisë, automjeti tip Kamion-Man, me targë SR 7476 B, me drejtues 58-vjeçarin S.B., banues në fshatin Gravë, ka goditur aksidentalisht, të moshuarin 80- vjeçarin N.B, banues në fshatin Qesarat.

Fatkeqësisht personi i moshuar ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit S.B, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Ndërkohë sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale./Albeu.com/

Shtuar më 24/02/2017, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori