Aksident i rëndë në Ndroq, humb jetën këmbësori
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur rreth orës 19:30, mbrëmjen e sotme në rrugën e vjetër Plepa¬-Ndroq, në afërsi të Romanatit.

Burimet e policisë bëjnë të ditur se se mjeti tip Golf ma targa AA 456 LK me drejtues shtetasin L.R. ka qenë duke tërhequr mjetin tip Audi me targa AA 924 GS, me drejtues shtetasin E.D. dhe ka aksidentuar shtetasin këmbësor B.T. rreth 50 vjeç.

Për pasojë shtetasi këmbësor ka ndërruar jetë. Të dy drejtuesit e mjeteve të mësipërme janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Albeu.com/
Shtuar më 16/10/2016, ora 20:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.