Aksident i rëndë në Konispol, humb jetën 50-vjeçari
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Janjar në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:05 dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 50 vjeçar me inicialet E.M.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor të fshatit Janjar, Konispol, ku për shkak të daljes nga rruga të automjetit tip Toyota me targë SR 2939 B, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E.M., rreth 50 vjeç, banues në këtë fshat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje me aksidentin./albeu.com/


Shtuar më 29/03/2017, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori