Policia italiane bën me dije se një
shqiptar ka humbur
jetën në rrugën pas një
aksidenti në rrugët e Lucca-s në Itali.
Mësohet se
aksidenti ka ndodhur natën mes së shtunës dhe së dielës në autostradën që lidh Lucca-n dhe Viareggio-n dhe si rezultat i përplasjes së dy makinave ka mbetur i vdekur një 50-vjeçar
shqiptar, drejtonte një “
Smart”.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi është përplasur me automjetin tjetër ka përfunduar kundër barrierave të rrugës.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e ambulancës për ti ardhur në ndihmë 50-vjeçarit por ai kishte humbur
jetën.
Në “
Smart” ishte edhe një grua, e cila është plagosur lehtë, ndërsa pasagjerët e makinës tjetër mbetën të padëmtuar./albeu.com/
Shtuar më 29/01/2017,
ora 11:07