Aksident i rëndë në Gjirokastër, humbin jetën dy persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastrës në fshatin Grapsh, ku raportohet për dy viktima.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur Grapsh, ku mjeti tip Ford, me targa AA 928 MD, ka dale nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se mjeti drejtohej nga A.N., rreth 30 vjeç, banues në Plesat.

Me automjet udhëtonin dhe dy pasagjere G.Sh., L.M., banues në Plesat, Gjirokastër. Për pasojë G.Sh, dhe A.N. kanë humbur jetën, ndërsa L.M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Albeu.com/

Shtuar më 25/02/2017, ora 08:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori