Aksident i rëndë në Fushë-Mamurras, makina përplas 4-vjeçarin
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Mamurras të Kurbinit, ku si pasojë është në gjendje të rëndë një fëmijë vetëm 4 vjeçar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme dhe fëmija i ka prerë rrugën automjetit që drejtohej nga Anton Shpani.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se fëmija gjatë kohës së aksidentit ka qënë i vetëm, i pashoqëruar.

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar plagë të shumta fëmijës. Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit i cili mori menjeherë 4-vjeçarin dhe e dërgoi në urgjencën e Mamurrasit.

Por për shkak të gjendjes së rëndë fëmija u nis me shpejtësi për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit që ka përplasur fëmijën është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes./albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori