Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën një person dhe plagosen dy të tjerë
Një automjet ka rënë në lumë mbrëmjen e sotme rreth orës 21:35 duke sjellë vdekjen e drejtuesit dhe plagosjen rëndë të një pasagjeri tjetër, ndërsa i treti është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur te ura që të çon në fshatin Sopot, në vendin e quajtur “Tre Çezmat”. Një kamionçinë me targa AA 782 DH, që drejtohej nga shtetasi I.Z, ka rënë në lumin e Bulqizës nga ura që të çon në fshatin Sopot .

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi Indrit Zeneli, 40 vjeç, nga fshati Sopot Bulqizë. Në automjet udhëtonin dhe dy shtetas të tjerë ku njeri prej tyre shtetasi R.L ka mundur të shpëtojë dhe të lajmërojë Policinë dhe banorët për ndihmë.

Ndërsa shtetasi Edion Kola, 35 vjeç, banues në Sopot është transportuar me autoambulancë për në spital në gjendje shumë të rëndë por ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor në vendngjarja po kryen veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies nga ura si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/
Shtuar më 17/11/2016, ora 23:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori