Aksident i rëndë te "Shkalla e Tujanit", humb jetën një person
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pak larg Tiranës, në zonën e shkallës së Tujanit, ku dhe ka humbur jetën një 68 vjecar.

Sipas policisë, janë dëmtuar dhe dy persona të tjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 22/11/2020, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori