Aksident i rëndë, përplaset për vdekje i moshuari
Një aksident ka ndodhur pak më parë në Kavajë, ku si pasojë ka humbur jetën një moshuar.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Pompat e Ujit” ku mjeti me drejtues shtetasin B.H., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin L.Gj., 78 vjeç.

Fatkeqësisht i moshuari nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 19.10.2020, rreth orës 09:40, në vëndin e quajtur “Pompat e Ujit”, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin B.H., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin L.Gj., 78 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 19/10/2020, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori