Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Aksident i rëndë në Voskopojë, 59-vjeçari rrëshqit nga diga e hidrocentralit
Pasditen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në hidrocentralin e Voskopojës, ku raporohet se një 59 vjeçar ka rrëshqitur nga diga duke marrë plagë të rënda në trup.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Osoje, ku i plagosur ka mbetur një nga inspektoret e hidrocentralit, Theodhor M. 59 vjeç i cili mësohet se ka rene nga një lartesi rreth tre metra ndërsa ka marrë plagë të rënda në brinjë.

Ndërkohë i plagosuri është nisur me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk dihet, por por dyshimet paraprake janë se shkak për ngjarjen është bërë moti i vështirë./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 21:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori