Aksident i rëndë në Vorë, merr flakë kamioni me 25 mijë litra alkool
Një aksidenti i rëndë që rrezikon të shndërrohet në një tragjedi, po ndodh në këto momente në autostradën Tiranë – Durrës pranë Bashkisë Vorë.

Pranë një nënkalimi është rrëzuar një kamion, i cili përmban një ngarkesë me rreth 25 mijë litra alkool bullgar, raporton syri.

Aktualisht kamioni po mbahet nën kontroll nëpërmjet 4 makina të zjarrfikëses, që po lëshojnë ujë, sepse ka rrjedhje të alkoolit.

Në vendin e ngjarjes po avakouhen edhe njerëzit përreth për shkak të rrezikut për shpërthim të mundshëm të lëndës alkoolike. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2016, ora 22:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori