Një aksident me pasojë vdekjen e një të miture ka ndodhur pak më parë në Tiranë.
Mësohet se 10 vjecarja me iniciale A.P. nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka humbur jetën në spital.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është
shoqëruar në polici. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është
shoqëruar në
Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 13:09