Aksident në Shkodër, plagosen rëndë dy persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Velipojë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të identifikuar Jetmir Bushaj dhe Arjan Lleshi të cilët janë transportuar drejt spitalit në gjendje kritike për jetën.

Sipas raportimeve aksidenti ka ndodhur në fshatin Trush, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Shtuar më 17/06/2019, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori