Aksident i rëndë në Shkodër, fëmija në gjendje kritike
Pëlqej
Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër.

Një makinë ka përplsur një fëmijë i cili aktualisht ndodhet në gjende të rënd ënë spitalin rajonal Shkodër.

Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se: rreth orës 18.00, është marrë njoftimi se në rrugën e Draçinit, në unazë lindore, lagje “10 Korriku”, shtetasi Malazez A.D. 24 vjeç, në drejtimin e mjetit tip Volvo, me targë RO AN 723, ka aksidentuar fëmijën N.U. 9 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”. Ky i fundit ndodhet në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje të rendë.

Ndërsa, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.
Shtuar më 21/09/2018, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori